Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë sot, në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër Covid 19.

Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.

Ceremonia e pranimit të vaksinave pritet të fillojë rreth orës 20:15, në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Është njoftuar se në ceremoni do të flasë, kryeministri, ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it,  përfaqësuesi i UNKT-së.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka nisur ende vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit. Një javë më parë, qeveria shqiptare ofroi  500 doza të AstraZeneca-s, për mjekët dhe stafin mjekësor të Kosovës dhe ky proces po vazhdon ende në Pallatin e Kulturës, në Kukës.

Vaksinimi bëhet në Kukës për shkak se kompanitë që prodhojnë vaksinën nuk lejojnë që ajo të nxirret jashtë vendit të kontraktuar.

Top Channel