Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, vihen në pranga tre kolumbiane në Tiranë
Pesë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë.
H. M., 34 vjeç u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
F. L., 61 vjeç është arrestuar pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. A. Ll., 22 vjeç u arrestua pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin F. Xh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa B. B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç, u prangosën pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : F. L., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; A. Ll., 22 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin F. Xh., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ; B. B., 38 vjeç dhe R. Gj., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel