Robert Berisha, i ftuar në ‘E Diell” foli për jetën e tij personale dhe profesionale.

Këngëtari, vazhdimisht është përfolur për romancë me modele dhe vajza të njohura të showbiz-it. Por vetë ai, i pyetur në rubrikën “Nostalgji muzikore”, tha se nuk ka më dashuri për të tjerat. “Për kohën që kam qenë i dashuruar kam dhënë shumë dashuri dhe jam harxhu. “Me u dashuru s’po di, në moshën time me u dashuru kur ke fëmijë. Aq shumë dashuri i kam dhënë sa nuk ka më dashni, jam harxhu”, thotë këngëtari me humor.

Pas kësaj përgjigje, Ervin Kurti e pyet se për kë e bën palestrën, meqë nuk ka kohë për dashuri. “Për qejfin e shpirtit tim, të shoh muskujt kur bëjnë dush”, përgjigjet Roberti.

I pyetur për marrëdhënien që ka me vajzën dhe si e kalon kohën me të, këngëtari përgjigjet, “Në kohën e lirë ka qejf të bëjë xhiro me mua dhe thotë babi dua të bëj dj. Roberti thotë se Rene preferon të tërë albumin e ri të Tunës”.

Madje, pranon se dhe ai vetë i dëgjon ato këngë. “Muzikën e mirë e dëgjoj dhe e kam thënë që ai album ak qenë shumë i mirë. Rene dëgjon dhe këngë të huaja dhe këngën e Elvana Gjatës, të festivalit”.

 

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA