Veliaj prezanton Ermonela Felajn në Lagjen 12: “Mandati i tretë për PS-në, është mandat për Shqipërinë dhe të ardhmen”

27/03/2021 15:02

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi nw lagjen 12 kandidaten për deputete të Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e 13-a në listë.

Felaj tha se mandati i tretë për Partinë Socialiste është një mandat për Shqipërinë dhe të ardhmen.

“E ardhmja jonë është projekti më i madh politik e kombëtar i PS, ne shohim edhe Freskun si e ardhmja jonë, sepse kjo njësi vendore, që tani u kthye vërtet nga një lagje e madhe, në një njësi vendore meriton shumë më shumë se kaq. Për këtë duhet që të rrisim fuqinë, duke rritur fuqinë e votave për PS, ne do të jemi më të zëshëm në kërkesat tona dhe natyrisht kam bindjen absolute, që kjo njësi do të bëhet si gjithë njësitë e tjera qendrore të Tiranës. Jam e bindur që ne do kemi së bashku një rrugëtim shumë intensiv”, u shpreh Felaj nga Fresku.

Për legalizimet, Felaj tha se në vitin 2013, kur PS erdhi në pushtet vetëm 21 mijë legalizime ishin bërë, ndërsa tani numri ka shkuar në 210 mijë.

“Sfida e legalizimeve është një sfidë e madhe për Partinë Socialiste. Duhet të kujtojmë që nëse në vitin 2013, kur ne erdhëm në pushtet gjetëm vetëm 21 mijë legalizime të kryera, në këto 10 vjet kemi bërë 210 mijë legalizime. Kjo është një shifër domethënëse, për të treguar që jemi në punë e sipër”, nënvizoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA