Tiranë/ Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre ishin shpallur në kërkim

27/03/2021 09:59
Foto ilustruese

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Dy prej tyre ishin shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Ndërsa një 57-vjeçar dhe një 28 vjeçar u arrestuan pasi shkaktuan aksidente dhe u konstatuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo ishin pa leje drejtimi.

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 2 shtetasve të shpallur në kërkim :

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit I. M., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë, e ka dënuar me  1 vit e 6 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë ;

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E(E). B., 34 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

V.S., 57 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar shtetasen këmbësore T. I., 56 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;

D.S., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar shtetasen Z. L., 57 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ;

D.S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

  • Më datë 26.03.2021,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. Ll., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin M. S., 20 vjeç. Punohet pë kapjen e tij.
  • Më datë 26.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen P. F., 25 vjeçe, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar shtetasen A. P., 33 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
  • Më datë 26.03.2021, në fshatin Kalush, Rrogozhinë, shtetasja e mitur me iniciale N. D, 6 vjeçe, duke luajtur në oborrin e banesës , është rrëzuar porta dhe për pasojë ka  dëmtuar të miturën, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA