Tërësisht e shkrumbuar/ Pamjet e magazinës ku u gjet trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala

27/03/2021 11:31

Top Channel ka siguruar pamjet e magazinës ku u gjet trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar teksa po shpëtonte persona të tjerë nga flakët.

Nga pamjet, shihet se gjithçka është bërë gri pasi flakët kanë djegur muret dhe sende të tjera që ndodeshin brenda magazinës. Forcat zjarrfikëse kanë hyrë brenda të pajisur me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, për të dërguar tubat e ujit deri në vatrën e zjarrit për të luftuar me flakët, pavarësisht vështirësive tepër të mëdha dhe për jetën e tyre.

Që me marrjen e telefonatës, efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por materialet që janë djegur janë brenda magazinës janë me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA