Pas disa ditësh kërkime nga zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë, trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala u gjet gjatë mëngjesit të sotëm.
Viktima mbeti brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare, ku punonte si punonjës i shërbimit të sigurisë në një kompani private. Rreth katër orë më parë, para se të gjendej trupi i pajetë, një prej të afërmve të Arjanit ka bërë një postim prekës në rrjete sociale.
“Po me digjet zemra o vëllai im që akoma s’të kanë nxjerr nga rrënojat e vatrës së zjarrit.
Oooo zoooot ca më kë bërë o zooot ca më ke bërë kaq i ri më le vetëm edhe në fund ti dole hero ne zemrën time do jeshë gjersa të vdes edhe kur të vdes do iki me mendje tek ti më ike më le vetëm para kohe. Pas disa orësh kërkime nën rrënoja trupi jot u gjet.
Tani erdhi monenti për të thënë o vëllai im o vëllai im o Heroi im o Heroi im më ike në lule të rinisë qofsh i xhenetit të qoft dheu i leht oooo zoooot ca plage më ke shkaktuar ooo zot”, shkruan Edmond Sala në Facebook.
Dyshohet se në momentin e zjarrit 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës në qendrën tregtare, por fatkeqësisht ka mbetur vetë brenda.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel