Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një 20-vjeçar ka përdhunuar një 43-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, e cila rezulton se është 6 muajshe shtatzënë.
Familja e 43-vjeçare thotë se kanë deklaruar gjithçka në polici. Ndërsa Bilbil Karuni, kushëriri i 20-vjeçarit Klavio Karuni ka folur për ngjarjen e rëndë duke thënë:
“Dje e morëm vesh. Mora 129 dhe pyeta si ka mundësi që një fëmijë 20 vjeç nuk ka asnjë përfaqësues nga familja, asnjë avokat. Jemi përpara ligjit? E quajmë sikur është e vërteta akuza, një mbrojtje? E ëma është e sëmurë. Megjithatë, ka aparatura moderne që nxjerr ADN-së. Vajza është jashtë logjikës mendore. Nëse është e vërtetë, të dënohet. Por nëse nuk është do ta ç’dëmtojnë ekonomikisht dhe moralisht djalin?
Lëvizjet e tij nuk të tregonin se është djalë ekstrem që të arrijë në një femër të tillë. Është i martuar. U martua 2 muaj më parë. E ëma dhe xhaxhai i tij ikën në Korçë. Nuk na thonë asgjë. Unë e vë dorën në zjarr. Allahu e di. Me të ëmën isha mbrëmë, ajo është gjysmë e vdekur, më lër rehat më thoshte. Nuk e beson njeri që këtë veprim ta ketë bërë ky djalë, turp nga Zoti.”
Ndërsa fqinji i familjes së 43-vjeçares ka thënë se gjithçka e mësuan nga mediat. “Ajo jeton me dajën dhe hallën sepse prindërit i kanë vdekur. Familjet kishin hyrje dalje. Nuk dallohej që ishte shtatzënë”, tha fqinji.
Top Channel