Në kohë të vështira e të panjohura njerëzit kërkojnë zgjidhje, kërkojnë përgjigje.
Duket se “Murtaja” ka qenë libri më i kërkuar në bibliotekën e Elbasanit gjatë këtij viti, një vit pandemie teksa qytetarët përballeshin me të panjohurën.
Duket se periudhat e vështira me të cilat është përballur njerëzimi janë të ngjashme. Kamy në librin e tij “Murtaja” thotë: “Ende nuk kishte ardhur ajo kohë kur murtaja do të bëhej pjesë e vetes, një natyrë e dytë dhe do tu fshinte nga kujtesa gjurmët e një jete tjetër që ekzistonte dikur, atëherë kur nuk mendohej se mund të pllakoste ajo”.
E ndërsa këto janë beteja që duhen fituar dhe njerëzimi gjithmonë ja ka dalë. Kamy bën thirrje: “Opinioni publik është gjëja më e shenjtë. Jo panik. Veç panik jo.”
Top Channel