Meta shkon për vizitë në familjen e Arjan Salës: Simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit
27/03/2021 11:36
Presidenti Ilir Meta ka vizituar familjen e Arjan Salës, 32-vjecarit që u gjet i pajetë në magazinën e qendrës tregtare që u përfshi nga flakët para disa ditësh.
Meta thotë se i ndjeri Sala është simbol i vetëmohimit dhe dashurisë për njerëzit.
“Arjan Sala shpëtoi shumë jetë njerëzish. Arjan Sala simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit”- tha Meta.
Trupi i pajetë i 32-vjeçarit u gjet ditën e sotme, pas betejës së forcave zjarrfikëse prej 50 orësh me flakët.
Top Channel