Kryemadhi, fushatë në Gramsh/ Prezanton kandidatët: Prioritet rikthimi në identitet i zonës

27/03/2021 19:55

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Gramsh  ku prezantoi kandidatët për deputetë Vladimir Muka dhe Saimir Kumrija.

Prioriteti ynë tha Kryemadhi është rikthimi në identitet i kësaj zone me pasuri të mëdha natyrore dhe intelektuale!

 “Gramshi ka disa gjëra shumë të përbashkëta me Skraparin, të mos them që janë pothuajse njësoj, qoftë në traditë, qoftë në mikpritje, edhe në aspektin e fuqisë punëtore, që janë njerëz punëtorë. E ndjej në çdo moment të jetës sime në shtëpi. Dhe sa herë që takohemi me Adin apo edhe shumë djem e vajza që janë nga Gramshi që jetojnë e punojnë në Tiranë, për hir të së vërtetës ndjejmë shumë gjëra të përbashkëta. Do thoni ju po çfarë ndjen? Unë më shumë kam ndenjur më shumë me skraparllinjtë, prandaj kjo është edhe një nga arsyet”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA