Humbi jetën mes flakëve, zv ministri i mbrojtjes për Salën: Do t’i japim titullin “Dëshmor i Atdheut”. Është porosi e kryeministrit

27/03/2021 11:45
Arjan Sala

Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve në magazinën e qendrës tregtare pasi shpëtoi jetën e disa personave pritet të marrë titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi bën me dije se po presin përfundimin e ekspertizës për të marrë vendimin e menjëhershëm. Koçi thekson se shpallja e Salës si “Dëshmor i Atdheut” është me porosi të kryeministrit Edi Rama.

“Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Ardheut” me porosi të Kryeministrit në gatishmëri për ti dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.

Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm.

Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e te tjerëve, do të bëhet!

Janë gjallë bilbilenjtë!”, shkruan Koçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA