Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e Armando Beqirit, shqiptari që u ekzekutua në Islandë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes është Angjelin Sterkaj, 35 vjeç po ashtu me origjinë nga Shqipëria. Ai ka jetuar për 7 vjet në Islandë.
Armando Beqiri drejtonte një kompani sigurie në Islandë, ndërsa policia po heton edhe për përfshirje me krimin e organizuar. Ndërsa Angjelini është shumë pak i njohur. Ai jetoi për një kohë me një grua në një ndërtesë të vogël në qendër të qytetit, por u zhvendos prej andej shumë kohë para se të vritej Armando. Nuk dihet se ku ka jetuar për herë të fundit.
Angjelin u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos. Ai vazhdimisht e mohoi fajin para hetimit dhe nuk pranoi derisa të dhënat e policisë treguan fakte se mund të ishte ai autori.
Arma e vrasjes ishte një pistoletë me kalibër 22 me silenciator. Policia gjeti armën e vrasjes në det pa u marrë në pyetje nga hetuesit. Arma ishte vjedhur nga një person që kishte të drejtë për mbajtjen e armës. Bashkëpunimi i mundshëm i palëve të tjera është ende nën hetim nga policia, por është ekziston mundësia se vrasja ishte planifikuar paraprakisht.
Deri tani janë arrestuar katërmbëdhjetë persona për vrasjen e Beqirit. Ata janë me origjinë nga Islanda, Shqipëria, Rumania, Spanja, Italia, Portugalia, Estonia, Serbia, Lituania dhe Bjellorusia.
Disa prej tyre kanë jetuar në Islandë për disa kohë, por disa erdhën në këtë shtet pak para se të kryhej vrasja. Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (13 shkurt) në hyrje të shtëpisë duke u qëlluar me të paktën 5 plumba.
33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.
Top Channel