Emri/ Kush është 31-vjeçari që ekzekutoi të riun shqiptar në Britani

27/03/2021 13:37

Një burrë është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet se ka vrarë 21-vjecarin shqiptar Renato Geci, i cili u qëllua për vdekje me thikë në Hounslow, Britani më 22 mars.

Shaddai Smith, 31 vjeç nga Ramford akuzohet për vrasje dhe plagosje me dashje, si dhe vjedhje në një pronë në Granville Avenue, Hounslow më 22 mars.

Top Channel duke iu referuar mediave angleze, mëson se ai do të paraqitet para gjykatës gjatë ditës së sotme. Gjithashtu është arrestuar edhe një 27-vjecare, e cila dyshohet të ketë ndihmuar autorin që të vriste të riun shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën rreth orës 03:22 të natës. Policia gjeti të plagosur, Renato Gecin si dhe një tjetër person. 21-vjeçarit shqiptar iu dha ndihmë mjekësore por nuk mundi që të mbijetojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA