Edhe  Bashkia Tiranë do të nderojë heroin Arjan Sala, Veliaj: E paharruar qoftë sakrifica e tij

27/03/2021 13:22
Arjan Sala

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.

Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili vlerëson sakrificën e 33-vjeçarit Sala. “Edhe  Bashkia Tiranë do ta nderojë heroin Arjan Sala. La jetën për të ndihmuar kolegët mes flakëve! E paharruar qoftë sakrifica e tij”, shkruan Veliaj.

Pavarësisht ndërhyrjes së mënjëhershme të shërbimit zjarrfikës me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, etj,  flakët u përhapën me shpejtësi në magazinën pranë sheshit “Shqiponja”, të favorizuara nga materialet shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj që gjendeshin brenda

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA