Një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen Naim Gjylbegu. Dyshohet se 65-vjeçari ishte në kushte depresioni, ndaj kreu aktin tragjik.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje .
“Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.
Top Channel