SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë, rritet frika për garë të re armatimesh 15/09 18:42
Lajme të këqija nga kombëtarja shqiptare përpara ndeshjes me Anglinë.
Një nga lojtarët kryesorë të formacionit, Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim të rëndë menisku në ndeshjen me Andorrën e si rrjedhojë nuk do të jetë për ndeshjen me Anglinë.
Do të niset nesër drejt Romës ku do të zhvillohen ekzaminime më të specializuara e do të shihet nëse do të jetë nevojë për ndërhyrje. Mbrojtësi i skuadrës së Romës është një mungesë e madhe për ndeshjen që do të luhet në Tiranë ditën e diel.
Top Channel