Britani, vaksinë të dytë anticovid, do rivaksinohen të gjithë personat mbi 70 vjeç

27/03/2021 20:30
Ampule e vaksines Pfizer

Të gjithë banoret mbi 70 vjec si dhe punonjësit e shëndetësisë dhe ata që janë klinikisht më të rrezikuarit, do marrin një dozë të re përforcuese vaskinë anti-kovid, duke filluar nga muaji shtator. Në një interviste dhënë Telegraph-it në Londër, ministri Britanik që mbulon fushatën e vaksinimit, tha se deri në vjeshtë Britania, do ketë në dispozicion tetë lloj të reja vaksinash të kësaj natyre.  

Një numër syresh do të prodhohen në Britani, c’ka do  lehtësojë trysninë për furnizimet dhe tensionet me Bashkimin Evropian, siç po ndodh me vaksinën e Oksforidt dhe Astra Zenencas. Ndërkohë zyrtaret britanik janë përpara presionit për të mbrojtur suksesin e programit te vaksinimit  ndaj importimit të varianteve të reja nga jashtë Britanisë.

The Guardian njofton se dje ka pasur një mbledhje të autoriteteve për zgjerimin e “listës se kuqe” me vende te tjera të rrezikshme ku udhëtarët e ardhur nga këto vende do duhet te karantinohen nëpër hotele. Në një fjalim drejtuara partisë se tij konservatore kryeministri Boris Johnson ketë të shtunë deklaroj me një ton te përziere optimizmi  se nuk sheh asnjë të dhënë që t’ja lëkund bindjen për zbatimin e hartës së rrugës për daljen nga lockdown-i.

Nga 12 Prill pritet të hapen pabet, restorantet dhe dyqanet, ndërkohë që  me 21 qershor nuk do ketë me kufizime  për shkak të pandemisë, ndërkohë qe Evropa është duke përjetuar valën e tretë të saj të cilën Britania e kaloj dy muaj me pare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA