Anija e madhe që ka bllokuar kanalin e Suezit mund të shkaktojë mungesën e letrës higjienike në të gjithë botën.
Mungesa e furnizimit me letra higjenike nuk është parë që në ditët e para të pandemisë së koronavirusit kur njerëzit nxituan të boshatisnin marketet.
Pronari i Ever Given, anijes gjigante që ka bllokuar kanalin e Suezit në të gjithë gjerësinë e tij duke detyruar shumë anije të tjera të ndryshojnë kursin e lundrimit, duket se do të shkaktojë një krizë tregtare globale.
Walter Schalka, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes braziliane të përpunimit të drurit Suzano SA, tha për Bloomberg News se firma po luftonte për të transportuar lëndën e parë për letër higjienike në mënyrë që të shmanget çdo vonesë në furnizim.
Schalka ka shprehur shqetësim për përkeqësimin e problemeve të transportit duke thënë se mund të shkaktohen ndërprerje të mëdha në tregti që mund të ndikojë në furnizimet e letrës higjienike nëse prodhuesit nuk kanë inventarë të mjaftueshëm, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë pronarët japoneze thonë se anija mund të lirojë kanalin e Suezit shumë shpejt.
Yukito Higaki, president i Shoei Kisen, njoftoi se 10 rimorkiatorë janë dërguar në zonë, e priten zhvillime. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar asistencën e tyre, përfshirë këtu dhe një skuadër ekspertësh të marinës amerikane. Turqia gjithashtu u tregua e gatshme të dërgojë një rimorkiator tejet të fuqishëm.
Top Channel