Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar kandidatët në Krujë ku nuk ka kursyer batutat dhe sulmet ndaj opozitës.
Për të treguar se është më i mirë se kundërshtari i tij politik në këto zgjedhje, Rama ka bërë ironi duke sjellë shembullin e gomarit.
Rama thotë se vota nuk është tifozllëk, dhe as histori, por duhet të shkojë për atë që bën punë. Ai ka bërë një krahasim me Bashën duke thënë se mes dy gomerëve, Basha nuk e bën dot punën para atij sepse fle gjumë.
“Po kur merr gamorin për dru, dhe e ngjit aty lart, e sheh nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart. Është shumë e thjeshtë, vota nuk është tifozllëk. Jam me këtë se jam kundër atij. Vota nuk është histori, sot. Kush ta bën punën, kush shkon deri aty lart, ngarkon drutë e i zbret poshtë. Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje? Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë. Është e thjeshtë. S’më do mua? Unë s’kam dalë për të gjetur nuse. E kam gjet gjysmë krutane, gjysmë tironse. S’më do mua, bjeri telekomandës sime më hiq fytyrën, shko shih sport. Punën kush e bën. O demokrat, o kok e modhe. Të rriten këtu e të kenë të ardhmen këtu. Taskën 0 kush ta vuri? Se jam bërë dhe si qentë e gjallë, i njoh nga larg kokat e mëdha demokratikase. Kur më sheh mua. E ka 0 taksën, 0 tvsh. Si tia bësh që e do gomarin blu e jo mavi, e të të vijë taksa trëk e sheshtë dhe ta hash sa ky këtu. Unë s’e di kush është ky, po ta hash më keq se ky i madhi kët.
PD është si një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën, Ilirin, Monikën, është ajo nyja.”- tha Rama.
Kryeministri bëri me dije se rindërtimi në Krujë dhe në Buq do të përfundojë në tetor.
“Në Krujë janë 700 shtëpi. Ka filluar me infrastrukturën për pallatet në një terren jo të lehtë kur është punuar për studimin gjeologjik, janë bërë verifikimet, garat e nevojshme, në Fushë-Krujë në maj mbarojnë shtëpitë individuale dhe në shator tetor mbarojnë pallatet në Fushë-Krujë, po ashtu edhe në Bubq. Shikoi Italinë fqinje që ende janë në rulota. Në shtetet e tjera nuk kthehen në shtëpi pa paguar dhe me marrë falas, ne e kemi bërë këtë program unikal”, tha Rama./gazeta-shqip/
Top Channel