U kap me kokainë dhe 31 kavanoza me kanabis, mbi 2 vite burg për 22-vjeçarin shqiptar në Angli
Sot do të zhvillohet seanca paraprake për Nevaldo Hajdaraj, efektivin që vrau më 8-dhjetor të riun Klodian Rasha.
Siç shihet në foton e siguruar nga Top Channel në gjykatë ka mbërritur edhe babai i Klodian Rashës.
Fotografitë e nxjerra nga filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.
Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeç, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”.

Klodian Rasha
Efektivi Nevaldo Hajdaraj u hetua fillimisht për “vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”, por hetimi i çështjes dhe provat e siguruara diktuan ashpërsimin e akuzës në “vrasje me dashje”.
Top Channel