Asnjë gjurmë nuk është gjetur ende e Arjan Salës, rojes së magazinës që u përfshi nga flakët 3 ditë më parë.

33-vjeçari shpëtoi jetën e disa punonjësve të tjerë por vetë nuk ia doli të dilte pasi tentoi të shuante flakët.

Shërbimit zjarrfikës i kanë ardhur në ndihmë dhe punonjësit e të njëjtit sektor të aeroportit të Rinasit edhe inxhinierët e minierave që operacioni i kërkim shpëtimit të 33-vjeçarit të mos vonohet më.

Familjarët e të riut që dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës me ankthin e pritjes së gjetjes së trupit akuzojnë zjarrfikësit për mos pasjen e pajisjeve të duhura.

Si do e shpëtoni djalin kur s’keni pajisje?

“Pavarësisht se jam në post drejtues jam palë me ju. Ju kuptoj dhimbjen”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA