Në Porto Romano, transformimi i vatrës gjysmëshekullore të plehrave të Durrësit është drejt fundit. EkoParku që po zë vendin e vatrës së plehrave do të jetë një pikë atraksioni, jo vetëm për qytetarët e Durrësit.

EkoParku do të ketë jo vetëm pedonalen, por do të ofrojë edhe një sërë facilitetesh e shërbimesh për të gjithë grupmoshat, nga fushat e sportit tek ambientet shplodhëse.

“Ishte e paimagjinueshëm që në mes të Europës, në buzë të Mesdheut të ishte një vatër kancerogjene. Sot, ndotja është zero dhe nga kjo plagë e madhe ne ndërtojnë një zemër të madhe të gjelbër të qytetit. Kjo është një super zonë, do ketë vend për lojëra, do ketë vend për lëvizje, që e bën këtë një spektakël të mirëfilltë”, – u shpreh Kryeministri Rama gjatë vizitës sot në kantierin e EkoParkut.

Bashkë me EkoParkun, në këtë zonë do të ndërtohet edhe zona e re industriale dhe Parku i ri Fotovoltaik, me synimin për ta kthyer në një motor ekonomie jo vetëm për Durrësin. “

Do të fillojë investimi për 110 megavat të tjera energji diellore. Po ashtu kemi lagjen e re të rindërtimit ku ka filluar puna për infrastrukturën, do të ndërtohen apartamentet, qendra shëndetësore, mjedise sportive. Zona e qytetit të bëhet një mjedis turistik që do të jetë një motor i madh ekonomike për Durrësin dhe për gjithë Shqipërinë. Ky është një vizion që po bëhet realitet dhe që kërkon natyrisht kohën e nevojshme që të materializohet i gjithi. Është koha për ta çuar Durrësin në një nivel tjetër. Janë hedhur bazat, tani duhet të ndërtojmë të gjitha sistemet që e bëjnë Durrësin, një shtëpi që të jetë krenari për fëmijët e qytetit dhe që largimi nga shtëpia të mos jetë një zgjedhje e detyruar, por të jetë një alternativë që dikush e zgjedh, sepse jetojmë në një botë të hapur”, – u shpreh Kryeministri, ndërsa nënvizoi se vitet në vazhdim janë të rëndësishme për ta përfunduar gjithë këtë punë të nisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA