Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku po zhvillon një takim me operatorët turistikë.
Ai theksoi se janë trefishuar investimet në strukturën hoteliere të vendit. Rama theksoi se përderisa tregu po shtyn do të thotë që gjërat janë vënë në vendin e duhur e po ecin për sa i përket bazës zhvillimore.
“Janë trefishuar investimet në strukturën hoteliere të vendit, e shoh me optimizëm që kërkesat për të ndërtuar hotele nuk pushojnë, çka do të thotë që po shkojmë në drejtimin e duhur. Derisa tregu po shtyn do të thotë që gjërat janë vënë në vendin e duhur për sa i përket bazës zhvillimore. Nuk ka ndodhur në aspektin e formalizmit, nuk ka një ndryshim esencial në këtë drejtim por besojmë që me procesin e formalizmit kjo do të përmirësohet ndjeshëm. Faleminderit për praninë tuaj dhe ndonjëri prej jush do të thotë diçka jam i nderuar të përgjigjem”, tha Rama.
Top Channel