Rama drekë me peshkatarët: S’kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju

26/03/2021 15:33

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Portin e Durrësit ditën e sotme së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi.

Pas inspektimit dhe takimit me qytetarët, ai ka ngrënë drekë me peshkatarët dhe drejtuesit e anijeve të peshkimit, mes tyre dhe biznesmeni Gjergj Luca.

Rama iu tha peshkatarëve se nuk kandidon në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë bashkë me ta.

“Nuk kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju!”, u shpreh Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA