56-vjeçari, Edi Bushi është dënuar me 8 vite burg, pasi është shpallur autori i përdhunimit të një vajze me probleme të shëndetin mendor.
Ngjarja, e cila u regjistrua në qershor të vitit 2020 shokoi opinionin publik, pasi u bë e njohur në muajin e tetë të shatzënisë së saj.
Sipas avokatit mbrojtës së 56-vjeçarit, ai në sallën e gjyqit ka pranuar autorësinë e kryerjes së marredhënieve seksuale dhe është shprehur i penduar për veprimin, por nuk ka pranuar atësinë e fëmijës. Sipas autorit, me vajzën kanë abuzuar edhe të tjerë persona.
Pas vendimit te gjykatës, autori Edi Bushi është dërguar për te kryer dënimin në burgun e sigurisë së mesme në Peqin.
33-vjecarja nga Ardenica jetonte me babanë, ndërsa autori banonte 100 metra larg banesës së saj. Ka qene i ati i vajzës, i cili pasi pa barkun e së bijës të rritej, bëri kallëzim në polici.
Top Channel