Çelja e fushatës të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim ishte menduar t’i ngjante modelit të presidencialeve amerikane, por simptatizantët e opozitës dolën nga skenari.
Bashkë me të ftohtin zgjodhën të sfidojnë edhe koronavirusin duke qëndruar jashtë makinave. Vetë kryedemorkati hoqi maskën për ta përcjellë më mirë mesazhin e tij në shesh.
Mes 222 kanditatëve të koalicionit opozitar u vu re mungesa e pazakontë e liderit historik Sali Berisha. I vetëdijshëm se zgjedhjet do përcaktojnë jo vetëm fatet e vendit por edhe fatin e tij politik Lulzim Basha kërkoi ndihmën e shqiptarëve në përpjekjen e fundit për ndryshim.
Aleatët opozitar nisën bashkë rrugëtimin drejt synimit për tu rikthyer në pushtet pas tetë viteve në opozitë. Të njëjtin qëllim ka edhe Monika Kryemadhi, e cila në këto zgjedhje ka vendosur të luftojë e vetme për votat e LSI-së pa qënë pjesë e koalicionit.
Top Channel