Një 46-vjeçar është arrestuar në lagjen “Kodër” të Shijakut pasi iu gjet një automatik në banesë.

Për B. N., banues në Shijak materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Shijak/Durrës

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Kontrollet nga strukturat e DVP Durrës dhe ato në varësi të saj. Gjatë kontrolleve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, është evidentuar dhe goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë poseduesi. Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim, atyre që lëvizin me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë vijuar me kontrolle të shtuara, si në rrugë të qytetit ashtu edhe në disa objekte e banesa të dyshuara, bazuar edhe në informacionet e dërguara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Kodër”, Shijak, në banesën e shtetasit B. N. është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 46 vjeç, banues në Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA