Një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Që prej orës 14:00, segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës është i aksesueshëm për të gjitha automjetet.

Ministrja Belinda Balluku dhe Drejtori ARRSH, Ergys Verdho inspektuan ditën e sotme përfundimin e punimeve në këtë lot.

“Sot ndodhemi në lotin e parë dhe këtu jemi në mbikalimin e Farkës, kjo lidhje do të bëjë shfryrjen e trafikut për të gjithë zonën.  Kjo është një zonë e banuar dhe kemi  zhvilluar dialog të hapur me banorët e zonës. Po i japim një zgjidhje  që të hapim edhe një rrugë dytësore për banorët për rrugët ndërlidhëse”, tha Balluku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA