Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diksutua rreth një studimi, në të cilin thuhej se njerëzit e moshës 40 vjeç janë më të favorizuar se pjesa tjetër.
Pjesë e diskutimit ishte Jerina Lalaj, Ardi Borova, Zhaklinë Lekatari e këngëtarja durrsake Ledi Vokshi.
Kjo e fundit, edhe pse ende pa i mbushur 40 vjeç, tregoi se mosha për të nuk është asnjë pengesë.
“Unë kam 2 biznese, por janë pak. Pasi të mbush 40 vjeç kam ambicie të tjera”, tha ndër të tjera ajo.
E kur biseda u zhvendos te mbështetja nga partnerët, Ledi tregoi se aktualisht për bebin e saj 6 muajsh po kujdeset bashkëshorti.
“Nuk e besojnë kur u them që ai rri në shtëpi të kujdeset për bebin. Më thonë: S’ ka mundësi të jetë shqiptar ky, do jetë i huaj”, sqaroi Ledi.
Top Channel