Emri+Foto/ Kush është 20-vjeçari që përdhunoi 43-vjeçaren me aftësi të kufizuar mendore dhe e la shtatzënë

26/03/2021 22:49

Klavjo Karuni është 20-vjeçari që ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se përdhunoi 43-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore në Devoll.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gruaja, pasi është paraqitur në spitalin e Bilishtit ku pas konstatimeve të mjekëve ka rezultuar 6 muajshe shtatzënë.

Pas hetimeve nga policia e dhunuara me origjinë nga Poncara është shprehur se ka qenë e abuzuar seksualisht nga Klavjo Karuni, 20 vjeç, nga Mirasi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA