Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadën në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit
Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së dy trenave në jug të Egjiptit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.
Sipas autoriteteve, ky është një ndër aksidentet më të rënda hekurudhore në këtë shtet.
Në deklaratë është thënë se dhjetëra ambulanca kanë shkuar shpejt në vendin e ngjarjes në provincën Sohag, rreth 460 kilometra në jug të kryeqytetit Kairo.
Egjipti është përballur me incidente të tilla hekurudhore në vjetët e fundit, për të cilat faji i është vënë infrastrukturës joadekuate.
Një nga aksidentet më të rënda ka ndodhur më 2002, kur 373 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit që është përhapur në një tren të mbingarkuar në Kairo.
Top Channel