Në Durrës ku garon i 8-ti në listën e këtij qarku, kryesocialisti Edi Rama u takua dhe drekoi më një grup peshkatarësh të cilëve u tha se falë investimeve në këtë sektor eksportet janë shumëfishuar dhe shkojnë mbi 100 milionë euro në vit.
Në funksion të rritjes të turizmit në këtë qytet, Rama shpalosi planin e disa investimeve të reja.
Rama: Turizmi industria jonë e sotme dhe e të ardhmes. Ndërhyrje në zonën historike të Durrësit…Jemi larg arritjes së maksimumit…Me ndërhyrjet dhe rrjetin e aktorëve të këtyre ndryshimeve sic është BE dhe fondi amerikan mund realisht të bëjmë një transformimin për të rritur fuqinë tërheqëse të këtij magneti në zemër të Durrësit. Muzealizim Torres, Veliera dhe investimi portit të madh Lungomare e re plazhin e Durrësit, krijojmë platformë zhvillimi për turizmin……Durrësi i penguar në zhvillimin e turizmit edhe si pasojë e një name të tmerrshëm për shkak të plehrave të Porto Romanos.
Kryeministri e mirëpriti propozimin për vaksinimin e të punësuarve në hoteleri dhe turizëm duke premtuar se do ta shikojmë me vëmendje këtë kërkesë.
Top Channel