Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në konferencën e tij të parë për shtyp, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani deri më 1 maj është e vështirë.
Biden mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në ditën e 65-të të mandatit të tij.
Duke deklaruar se administrata e tij kishte vendosur një objektiv prej 100 milionë vaksinimesh kundër COVID-19 në 100 ditët e para të presidencës së tij, Biden tha: “Ne tashmë e kemi arritur këtë qëllim. Qëllimi ynë aktual është 200 milion doza të vaksinave në 100 ditët e para”.
Lidhur me planin e SHBA-së për të tërhequr trupat në Afganistan deri më 1 maj, Biden tha se një gjë e tillë është e vështirë “për arsye taktike”. “Megjithatë, mund të them se nuk kemi ndërmend të qëndrojmë atje për një kohë të gjatë”, shtoi presidenti amerikan.
Top Channel