Basha, fushatë në Tiranë/ Takon banorët në zonën ku voton, premtimi i parë për ish pronarët

26/03/2021 18:26

Kryetari i Partisë Demokratike e nisi  ditën e parë të fushatës elektorale  në njësinë ku ai voton. Premtimin kryesor  Lulzim Basha e kishte për ish- pronarët.

Lulzim  Basha: Për pronarët dhe me pronarët, ne kemi hartuar një plan që fillon me shfuqizimin e ligjit të shpronësimit të dytë. Ai është ligji i shpronësimit të dytë. Ka 8 vite që faturat vetëm rriten, ka 8 vite që qytetari nuk dëgjohet, në veçanti qytetari i Tiranës nuk dëgjohet për asgjë. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ndryshimi është urgjent

Kryedemokrati  është i  bindur  se  me 25 Prill do ketë rotacion politik dhe ndryshimin sipas tij do e sjellin të rinjtë.

Lulzim Basha: Kjo është një betejë që do ta përcaktojë rinia shqiptare, siç ka përcaktuar të gjitha ndryshimet e mëdha. Dhe kjo është betejë për ndryshim, nuk është thjesht betejë për zëvendësim.  Nga ky ndryshim do të varet rruga Europiane e Shqipërisë.

Në takimin me banorët  e njësisë numër 8,  kryetari i Partisë Demokratike  akuzoi qeverinë se ka braktisur shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA