DEVOLL – Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një grua me probleme të shëndetit mendor.
I arrestuari është 20 vjeçari, K.K banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras. Sipas policisë ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Top Channel