Sot bëhen 22 vite nga masakra dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Krushës së Madhe.
Taulant Balla theksoi ditën e sotme se urdhëruesit dhe autorët e kësaj masakre nuk janë vënë ende para drejtësisë. Sipas tij, prova e asaj masakre është një kasetë filmike, të cilën personi dëshmitar që e filmoi ia dorëzoi Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ishte punonjës i GJNKL.
Balla ripërmend se si refuzon t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë.
“LIRIA KA EMËR KRUSHA E MADHE. Sot bëhen 22 vite nga masakra dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Krushës së Madhe. Urdhëruesit dhe autorët e kësaj masakre nuk janë vënë ende para drejtësisë. Provë e kësaj masakre ishte një kasetë filmike, të cilën personi dëshmitar që e filmoi ia dorëzoi Lulezim Bashës (asokohe punonjës i GJNKL), por që një zot e di pse refuzon t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!”, shkruan Balla.
Top Channel