Veliaj thirrje qytetarëve në prag të çeljes së fushatës: Na u bashkoni online për të ndjekur programin!

25/03/2021 17:28

Një orë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Socialiste kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët përmes rrjeteve sociale të bëhen pjesë e shpalosjes së programit të kësaj force politike përmes 140 kandidatëve të saj.

“S’ka kohë për pushim! S’ka kohë për premtime boshe! S’ka kohë për të çuar dëm asnjë votë! Është kohë për të punuar! Është kohë për të ndërtuar! Është kohë për të luftuar! Është kohë për të fituar! Dhe ne kemi shumë beteja për të fituar së bashku! Kemi nisur një rrugëtim prej 8 vitesh, të sfiduar nga situata të paimagjinueshme dhe të paparashikueshme, nga armiq të njohur e të panjohur, por gjithmonë kemi arritur të ringrihemi, e të qëndrojmë në këmbë përballë secilës vështirësi! E kemi arritur së bashku dhe jemi mirënjohës për besimin tuaj! Nuk do të ndalemi në rrugën e duhur drejt zgjidhjeve, jo zgjedhjeve! Sot në orën 18:00, prej sheshit Skënderbej, çelim zyrtarisht fushatën elektorale të Partisë Socialiste.Bashkohu edhe ti nëpërmjet rrjeteve sociale me familjen tonë të madhe! Njihu me 140 kandidatë – 140 zgjidhje konkrete drejt zhvilimit,” shprehet në rrjetin social “Facebook”, drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj.

Në pamundësi për tu grumbulluar fizikisht në Sheshin “Skënderbej”, Partia Socialiste ka zgjedhur që qytetarët të ndjekin përmes platformave online eventin e hapjes zyrtare të kësaj fushate unike sa i takon Shqipërisë, në kushtet e pandemisë së Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA