Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po punohet me distributorin turk për të sjellë një fabrikë prodhimi të vaksinave në Shqipëri.

Më herët Rama njoftoi se Shqipëria ka siguruar 1 milion doza kineze nëpërmjet distributorit turk.

Ndërkohë Rama ka sjellë sot nga Stambolli, një shumë prej 192 mijë vaksinash nga Kina. Ai ka shtuar se brenda 60 ditësh në Shqipëri do të arrijnë 500 mijë vaksina të tjera.

“Përpara  se të jap disa shpjegime me dozat e reja që kanë zbritur në vendin tonë dëshiroj të ndaj një lajm të mirë njëkohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë edhe fabrikën e prodhimit të vaksinave e cila është aktualisht një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, që bën edhe distribucionin e vaksinës Sinovac, në të njëjtën është prodhuese e produkteve të tjera. Kjo do të jetë një pikë e rëndësishme në vendin tonë”,  theksoi Rama.

Rama gjithashtu tha se do të vijnë vaksina të tjera në saj të marrëveshjeve të realizuara.

“Sjellim në Shqipëri brenda 60 ditësh në një kalendar më të shpejtë se sa 60 ditë do të kemi 1.2 milionë doza plus gjë që na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në të gjithë territorin e të nisim një proces më intensiv vaksinimi. Sidoqoftë kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri brenda qershorit. Sot që flasim presim që tu shtohen 70 mijë Pfizer, 80 mijë Astrazeneca dhe 25 mijë të tjera Sputnik V që duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me BE bëjnë në total 871 mijë vaksina së bashku me shumën e kontraktuar aktualisht të gjysmë milioni vaksina Sinovac”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA