Rama: Fabrikë vaksinash në Shqipëri/ Mbërrijnë 192 mijë vaksina kineze. Brenda 60 ditësh 1.2 milionë doza plus 

25/03/2021 19:36

Jo vetëm vaksinën, por edhe fabrikën e prodhimit do ta sjellë në Shqipëri. Ka qenë ky një tjetër negocim që sapo ka nisur në këtë vizitë 24 orëshe në Stamboll të kryeministrit Edi Rama.

Me këtë kompani është arritur marrëveshja për të sjellë afro 1.5 milionë doza të vaksinës Sinovac, 192 mijë prej të cilave arritën vetëm dy orë para mitingut elektoral të PS.

Në total nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe Sinovac janë siguruar 2 milionë e 640 mijë vaksina me synim për të nisur vaksinim masiv të popullatës, ku tha se janë marrë masat që personeli mjekësor do të punojë edhe me tre turne në mënyrë që të lehtësohet sezoni turistik i këtij viti.

Nisur nga sasia e vaksinave që ka siguruar kryeministri, sërish është ofruar  për të vaksinuar të gjithë bluzat e bardha të Kosovës.

Vaksinimi masiv do të nisë menjëherë sapo të kryhen procedurat për regjistrimin e sasisë së mbërritur sipas strategjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA