Pas shkarkimit nga KPK, Bari Shyti bën kallëzim penal për qytetarët që “e zunë në pritë”

25/03/2021 17:00

KPK ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti gjatë ditës së sotme.

Në seancë, u përball me raporte negative të vlerësimit për sa i përket 3 shtyllave kryesore, si pastërtia e figurës, integriteti profesional dhe pasuria.

Pikërisht në këtë ditë kur është bërë shkarkimi, Bari Shyti ka bërë një kallëzim për ndjekje penale për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Kallëzimi në prokurori është për një grup qytetarësh të paidentifikuar, të cilët kanë mbajtur pankarta intimiduese para hyrjes së Pallatit të Kongreseve ku mbahen seancat e KPK-së. Kujtojmë se para disa ditësh, u prit me pankarta në duar kundër tij nga disa qytetarë, të cilët shpresonin që të jepej vendimi i drejtë.

“Në datë 23.03.2021 në orën  10:00 ishte planifikuar seanca dëgjimore pranë KPK, e cila do të zhvillohej në sallën nr.1 të godinës së ish Pallatit të Kongreseve. Aty rreth orës 10, në çastin e hyrjes në godinë, në hyrje të saj jam ballafaquar me një grup prej 7-8 personash, të cilët mbanin pankarta në duar, disa prej të cilave me përmbajtje komprometuese për procesin që pritej të zhvillohej”, thuhet në një pjesë të kallëzimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA