Pamje të pazbuluara të mbretëreshës britanike duke pozuar për portretin zyrtar në 1986, nga artisti manipulator

25/03/2021 21:42

Disa foto intime janë publikuar së fundmi të mbretëreshës britanike Elisabeth II që pozon për pikturën e portretit zyrtar, nga një artist i kërkuar nga Interpol për pengmarrjen e të birit, dhe për zhvatje nga bashkëpunëtorët e tij financire, shkruan DailyMail.

Në foto shihet mbretëresha Elizabeth në fustanin formal, e ulur në fronin e saj teksa artisti “problematik” Curtis Hooper e fotografon atë nga çdo kënd, për t’i përdorur më pas pamjet për pikturën mbretërore.

Madje monarkia i lë një shenjë të buzëkuqit të saj në një pecetë, që piktori të marrë sa më korrektësisht nuancën e të kuqes.

Nga pamjet nuk kuptohet nëse artisti kishte kaluar kohë vetëm me mbretëreshën, i cili në atë kohë duket se ishte ende një mashtrues profesionist.

Por një mik i tij thotë se Hooper, i cili ka vdekur vitin e kaluar, i ka treguar se ka darkuar privatisht me anëtarë të familjes mbretërore pas prezantimit të portretit të mbaruar, madje i është kërkuar të bëjë një tjetër punim në 2018.

Lojtari i bursës i kthyer në artist, disa vite para seancës me mbretëreshën kishte marrë peng djalin e tij të vogël Jason, nga shtëpia e tij në Toronto, Kanada.

Ai ishte arratisur bashkë me të voglin dhe të dashurën e tij Teri për dy vjet, derisa u lokalizua nga Interpol, që i ktheu djalin gruas së tronditur të Hooper.

Por vetë artisti i shpëtoi kapjes dhe ka qenë në arrati per gati një dekadë më vonë, kur pikturoi portretin mbretëror në pallatin Buckingham Palace – për të cilin besohet se është paguar $260,000.

Djali i tij Jason tregon se babai i tij ishte një mashtrues i suksesshëm, i cili mes te tjerave, ka joshur një gjykatëse dhe ka përfituar më shumë se $50,000 nga bashkëshorti i saj

Megjithse Hooper besohet se ka fituar miliona dollarë me koleksionet e tij, nëna e Jason, Carol thotë se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ish-bashkëshorti, megjithë disa vendime gjykate kundër tij.

FOTO GALERI
1/11
Mbretëresha britanike Elisabeth II pozon për pikturën e portretit zyrtar, nga një artist i kërkuar nga Interpol

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA