Lanë një shishe vere në hapësirë/ Habiten me shijen që ka tani

25/03/2021 22:58

Vera sa më shumë të rrijë aq më e mirë bëhet.

Por çfarë ndodh me një shishe kur vendoset në hapësirë? Një grup njohësish francezë të verës vendosën ta provonin se çfarë shije merr ajo pas qëndrimit në kozmos, ku e kishin lënë që vitin e kaluar, të parët njerëz në botë që e bënin një gjë të tillë.

Ekspertët në Bordo, analizuan përmbajtjen e shishes Chateau Petrus Merlot, të vitit 2000, një prej 12 të tillave të dërguara në hapësirë me një kapsule Space X. Atëherë, si ishte shija e një vere hapësinore?

“Mu duk disi e tjetërsuar si në ngjyrë, ashtu dhe në aromë. Shija kishte ndryshuar”, tha Jane Anson për CNN. “Dukej pak më e vjetëruar, pak më ndryshe nga e njëjta verë që mbajtëm në Tokë për ta krahasuar”, shtoi ajo duke e theksuar se vera kozmike, kishte më shumë shije lulesh. Ekspertëve iu dhanë gotat pa e ditur se cilën u kishin dhënë, ajo të hapësirës apo atë të Tokës, dhe vetëm, pasi i provuan e dhanë mendimin, u bë dhe krahasimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA