24/05 15:52
Marash Kumbulla ishte një nga pak kuqezinjtë që folën për Supersport pas ndeshjes ndaj Andorrës, me mbrojtësin e Romës që vlerësoi paraqitjen e kombëtares pavarsisht suksesit minimal.
“Besoj se duhet që të jemi më mirë para portës dhe të përmirësohemi teknikisht, mendoj se kjo mund të përmirësohet, me stërvitje e ndeshje”.
“Kam pasur mundësi për të shënuar, por besoj se kishim pak fat para portës, në ato raste disa herë i bën gol, por nuk e bëmë në këtë ndeshje, unë them më mirë të mos i shënoj golat këtu, por në tjetër ndeshje se na duhen”, – tha pas ndeshjes së fituar me Andorrën, Marash Kumbulla.
Top Channel