Hila në Top Talk: Opozita mos ketë merak për votat se ia ruan kunati i Mediut në krye të KQZ-së

25/03/2021 17:13

Dritan Hila ka folur për zgjedhjet e 25 prillit në “Top Talk” duke thënë se opozita nuk duhet të shqetësohet për votat ndërsa ka bërë lidhjen e kreut të KQZ-së me një prej kandidatëve për deputetë të PD-së.

Hila tha se opozita nuk duhet të shqetësohet për ruajtjen e votave pasi ia ruan Ilirjan Celibashi, duke kujtuar se ka lidhje familjare me Fatmir Mediun.

Hila: Meta nuk njihet për ndonjë mbrojtës të madh vote. Mund të jetë i qetë se në KQZ ka Celibashin, i cili është dhe kunati i Fatmir Mediut, pra votën e kanë të mbrojtur. Këtu po bëhet biografia deri në brezin e shtatë, ndërsa ne kemi kryetar të KQZ kunatin e Mediut, i cili është në listat e PD dhe është një figurë e rëndësishme.

E zgjodhi mazhoranca, ishte një ndër kandidaturat që u cua dhe u pëlqye nga opozita. KQZ, fondet për reklamë ia ka dhënë gjithë atyre gazetave online që mendohet të jenë të djathta, si ka dhënë asnjë gazete, e cila ka orientim të majtë. Më tepër se kaq, nuk kam çfarë të them. Nëse nuk mjafton kunati i Mediut, çfarë të them.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA