Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj kreu të PD-së Lulzim Basha duke thënë se ai la njerëzit të prisnin në mes të sheshit “Nënë Tereza” edhe në hapje të fushatës.
Rama më tej është ndalur tek grumbullimi kundër rregullave të frenimit të pandemisë Covid-19, duke thënë se panorama e hapjes së fushatës të PD-së theu të gjitha rregullat dhe u dëgjuan vetëm britma.
“Kanë venë para një dhëndër që vonohet një orë. natyrisht po flinte gjumë se çuditërisht takimin e la në orën 5 nuk është një orë që Luli të dal dhe të pres. Është një orë për tu zgjuar. Përtej kësaj këtu ka dëshirë për të folur me fjalë se njeriu nga kafsha, fjala e ndan. Atje në mungesë të dhëndrit, dasmorët dëgjonin britma dhe klithma. Një këtu e një andej. Si mund të pretendohet nga shekulli i 21. Në vitin 2021 që të merret në dorë Shqipëria dhe të qeveriset me klithma dhe me pasthirrma. Ata që shohin këto dy kartolina u them që nëse doni të dini se çfarë e pret këtë vend nëse ata do të vinin sërish në kryer. Shikoni sheshin “Nënë Tereza”. bllokim total dhe ai që duhet tu lehtësoj bllokimin i ka kapur për këmbe. Po të shohësh vonesën është domethënëse. Ata janë shkaktarët e të gjitha vonesave. Se ka pasur traditë një orë njëri një orë tjetri. Nuk u mor vesh se ne lëshuam orën dhe ata vijnë tek ora jonë. Ne nuk jemi mësuar të vonohemi. Shqipëria është vonuar shumë për shkak të tyre. Arsyeja pse ne do marrim mandatin e tretë është se Shqipëria nuk mund të vonohet më me ta. Me këtë kartolinë. “ ka thënë Rama.
Top Channel