“Dhëndri nuk i bën dot këto që kemi bërë ne”/ Rama: Ja pse na duhet mandati i tretë

25/03/2021 20:00

Në çeljen e fushatës, Edi Rama ka theksuar arsyen përse Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë.

Në fjalën e tij në sheshin “Skënderbej”, Rama përmendi aeroportet dhe portet turistike për të pritur sa më shumë turistë në vendin tonë. Ndër të tjera përmendi edhe vaksinat e siguruara për të vijuar vaksinimin dhe nuk munguan “thumbat” për opozitën.

Sipas tij, Basha, të cilin e cilëson si dhëndri nuk mund të bëjë asgjë çfarë ka bërë Partia Socialiste gjatë këtyre viteve.

“Kaosi, rrëmuja, toka e xanun. Kartolina e tyre ishte fushata e tyre. Sot ata i treguar të gjithëve. Ata treguan se si do jetë Shqipëria pa mandatin tonë të tretë. Është një mandat për të shtuar kapacitetet e Shqipërisë. Më sytë nga viti 2030. Ka 4 aeroporte. Sot është në përfundimin Kukës. Tjetri për shkak të shumë pengesave. Fillon nga puna se shpejti, tjetri më poshtë në Sarandë. Sigurisht që do kemi më të lehtë të tretin se është më i vogli. Apo i katërti i Tiranës. Do bëhet në atë që meritojnë shqiptarët. Në sot i sollëm me Air Albania se avioni ushtarak i Turqisë nuk ulej dot. Nuk i ka kapacitet dhe nuk na lejon dot të fillojmë fluturimet me Amerikën me Air Albania. Porti turistik i Durrësi më të mdhenjt i turizmit në Mesdhe. Ka marrë miratimin për masterplanin dhe për fazën e parë. I Vlorës dhe i Sarandës po ashtu. Janë në linjën e nisjes. Apo portet tregtare. Mjafton të vësh në peshore të dyja palët. Kush i bën këto punë. Po ashtu mandati i tretë është ai që na duhet për të pasur 10 milionë turistë. U ndërpre nga pandemia. Por me fillimin e vaksinimit masiv brenda 48 orësh. Që nga ky sezon Shqipëria të jetë e lehtësuar. Ti nxjerim shqiptarët në të njëjtën kohë si BE nga pandemia. Kush i gjeti vaksinat? Kush i solli ? Si erdhën këtu vaksinat. Sot na jep mundësinë që brenda qershorit do kemi vaksinuar 500 mijë shqiptarë. do sjellim fabrikën e prodhimit të vaksinave për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kush i bën këto dhëndri? Me kë me Dash Shehin, Me Dukën. Me Idrizin, me Dulen? Me Grdën? Apo me Nard Ndoka që duket i vetmi filozof. Pa llogaritur Monikën, Lilon dhe Saliun. Mandati i tretë është për të mbyllur reformën në Shëndetësi. Apo rritjen e bujqësisë. Mandati i tretë është për ti dhënë fund dy turneve në shkollë. Për gjuhën Angleze që nga klasa e parë. Për cilësinë në Arsim. Mandati i tretë është për eksportet bujqësore që ishin dhe të shkojnë në 1 miliard dollar. Me taksat që kemi hequr. Me naftën pa taksa. Bujqësinë që krijon punësim Mandati i tretë është për revolucionin digjital të shërbimeve. Jam këtu për medin tim. Për trashgiminë që një baba u lë fëmijëve të vet. Për të nderuar të gjithë ata që para meje qofshin të një gjaku si familje apo sis shqiptarë. Qofshin të dy brezave. Kanë bërë të njëjtën gjë se kanë besuar në të njëjtën gjë.  Në fakt nuk janë të gjithë njësoj. Se kjo botë nuk do kishte ndryshuar kurrë. Për të treguar me se sbën që ky vend bëhet. Puna është ajo që vlen dhe ato që sjell puna janë ato që mbeten. Më të mirë se ne nuk ka. Është kaq e thjesht. Jo se jemi e keqja më e vogël po jemi e vetmja më e mirë. Do fitojë shumicën absolute. Do të realizojë objektivat e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA