I kënaqur u shfaq pas ndeshjes ndaj Andorrës mesfushori Keidi Bare, jo vetëm për asistin por edhe për 3 pikët.
“Më të rëndësishme janë 3 pikët. Fitorja ishte e vështirë, pasi edhe fusha nuk është në nivelet e duhura. Ata janë një ekip agresiv, që mbyllen mirë mbrapa. Luanin me 6 mbrojtës. Jam i lumtur për fitoren, pasi në një fushë të tillë, nuk mund të luash futboll. E filluam me këmbën e mbarë. Këtë kemi diskutuar gjithmonë. Ia arritëm qëllimin dhe presim ndeshjen me Anglinë. Ishte ndeshje e vështirë, sepse ata nuk të linin të luanim. I kishim 1 kundër 1 gjithë kohën. Mënyra më e mirë, ishte të zhvendosesha në krahë për të marrë topin”.
“Diskutim në dhomat e zhveshjes? Luajtëm vertikal, siç na tha edhe trajneri. Nuk është shumë e thjeshtë me këto ekipe, sepse fusha është sintetike dhe shumë e vogël”.
Top Channel