Analisti Arion Sulo dhe Alfred Peza kanë debatuar për deklaratën e Edi Ramës në celjen e fushatës elektorale, ku u duk sikur kërkoi dy mandate.
Në emisionin “Open”, Sulo e kritikoi duke thënë se nuk mund të thotë se nuk ka pasur kohë dhe të kërkojë 8 vite të tjera për të vijuar reformat që ia pengoi pandemia dhe tërmeti.
Sa i përket reformës në drejtësi, thotë se është në kufijtë e shkatërrimit të shtetit shqiptar.
Sulo: Nuk mund të dalë një kryeministër që thotë nuk ka kohë, ra gongu.
Peza: Tha nuk pata kohë.
Sulo: Tha të përfundojmë reformat.
Peza: Se është proces vijues.
Sulo: Koha mbaroi. Nuk mund të kërkojë dy mandate. E dyta, me këtë që ka ndodhur në reformën në drejtësi që rrezikon të gjithë ngrehinën e shtetit shqiptar, është në kufijtë e shkatërrimit të shtetit shqiptar.
Top Channel