Gjykata ka lënë në burg Albert Zajën , një autorët e ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit.

Nën masa të rrepta sigurie ai është paraqitur në gjykatën e Fierit.

I dyshuar 37 vjeçari Albert Zaja, është paraqitur në gjykatën e Fierit për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, dhënë nga kjo gjykatë pak kohë më parë në mungesë.

Gjatë seancës gjyqësore, autori pretendoi se ka qenë në Vlorë. 37 vjeçari pranon se ka dijeni për faktin se përse është ndaluar por nuk pranon se është autor i vrasjes. Ai ka kërkuar të mbahet në një burg të sigurisë së lartë pasi ndihet i rrezikuar për jetën.

Gjyqtare ishte Adelina Zarka ndërsa prokurore prokurore Elida Hoxha.

Zaja është dërguar në burgun e Fierit, megjithëse kërkoi mos të çohej atje.

Albert Zaja është personi që dyshohet se ka qëlluar me dy plumba paraditen e së hënës së 1 shkurtit në Sheq të Fierit Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij .

Sipas policisë janë 4 persona të dyshuar për këtë ngjarje kriminale ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan. Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA